ARDEN HILL
Rezidenca qe ngrihet mbi Tiranen.
Pozicionimi strategjik në një kodër natyrore i jep kompleksit një avantazh unik: pamje panoramike të pakonkurrueshme drejt qendrës së Tiranës, duke krijuar një ndjesi hapësire dhe qetësie që rrallë gjendet në zonat më të urbanizuara të kryeqytetit. Ajri më i pastër, ekspozimi i mirë ndaj diellit dhe distanca e balancuar nga zhurma e trafikut urban e bëjnë Arden Hill një zgjedhje ideale për familjet dhe individët që kërkojnë një stil jetese cilësor dhe të qetë.
Cilësia e ndërtimit përfaqëson një nga shtyllat kryesore të projektit: materiale premium, teknologji moderne ndërtimi dhe vëmendje ndaj detajeve arkitektonike, duke garantuar siguri, qëndrueshmëri dhe estetikë bashkëkohore. Dizajni i brendshëm dhe i jashtëm është menduar për të krijuar një harmoni mes komoditetit funksional dhe elegancës së thjeshtë.
Arkitektura e jashtme është konceptuar për të respektuar dhe përforcuar karakterin e gjelbër të zonës, duke krijuar një mikroklimë të këndshme dhe një mjedis komunitar të ngrohtë.
Me kombinimin e zhvillimit dinamik të Paskuqanit, eksperiencës së provuar të Tabi Construction dhe vizionit për një stil jetese bashkëkohor në harmoni me natyrën, Arden Hill përfaqëson një nga investimet më premtuese dhe të menduara në tregun e sotëm të banesave në Tiranë
Tipologjitë e Banesave në Arden Hill Residence
Karakteristikat
- Parkim i dedikuar
- Ashensor
- Hapësira të gjelbra dhe ambient i pastër
- Zonë e qetë, ideale për familje
- Ndërtim i ri
- Ballkone


